
5 Shtator 2016 - 23:31
Në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018 Kosova mori një barazim në udhëtim në Finlandë falë golit të shënuar nga Valon Berisha, raporton Koha.net.
“Jemi motivuar shumë kur kemi kuptuar se kemi të drejtë loje. Sipas kësaj paraqitje gjithçka është e mundur, me një lojë të tillë mund të fitojmë pikë dhe pse jo edhe të kualifikohemi”, është shprehur Rashica.
Më tutje ai ka shtuar se është i kënaqur me lojën e tij, përkundër që ka theksuar se mund të jep edhe më shumë në fushë.
“Kisha mundur të jap edhe më tepër në fushë, por ishte mënyra e lojës e tillë. Besoj se secili prej nesh ka dhënë më të mirën”, ka thënë Rashica.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...