5 Shtator 2016 - 23:02
Kosova barazoi me rezultat prej 1 me 1 kundër Finlandës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018. Ishte Valon Berisha ai që shënoi golin e barazimit për Kosovën.
“Jam shumë i lumtur për gjithë ekipin që treguan karakter, më vjen keq që nuk luajtën të gjithë lojtarët në këtë ndeshje historike”, ka thënë Bunjaki.
Ai më tutje ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes në mbrojtje sidomos kur luan kundër ekipeve që kanë sulm më të mirë.
“Finlanda ka një ekip shumë të mirë, por këta djem treguan se janë të përgatitur. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë, kemi lojtarë të shpejtë që iu shkaktojnë probleme kundërshtarëve. Ne duhet të mësohemi të kemi kujdes, pasi mund të pësojmë ndaj kundërshtarëve më të fortë”, është shprehur ai.
Bunjaki gjithashtu falënderoi tifozët për përkrahjen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...