Celina: Për Kosovën s’pata asnjë dyshim

5 Shtator 2016 - 18:00      

Derisa Kosova përgatitet ta shijojë Botërorin për herë të parë në historinë e saj të shkurtër nga pavarësia, ylli i ri i Manchester Cityt, Bersant Celina, beson se ky mund të jetë fillimi i diçkaje speciale.

Celina, i cili la Kosovën për Norvegjinë në moshën 2 vjeçare dhe u zhvillua përkrah të rinjve të Federatës së Norvegjisë, nuk hezitoi të përfaqësonte vendin e tij të lindjes kur i erdhi mundësia.

“Për mua ka shumë rëndësi që të jem pjesë e kampanjës së parë Botërore të Kosovës”, ka thënë 19 vjeçari Celina, i cili aktualisht është i huazuar në FC Twente, Holandë. “Do të thotë shumë edhe për familjen time. Mezi pres të jem pjesë e saj”.

“Do të jetë shumë emocionuese për ne kur të intonohet himni ynë për herë të parë. Njerëzit në Kosovë e duan futbollin dhe kjo është shumë e veçantë për ta pas asaj që kanë përjetuar”, shtoi ai për “MailOnline”, transmeton Koha.net.

“Të luash në kualifikimet për Botëror është shumë e veçantë dhe ata janë shumë të lumtur për këtë. Nëse luajmë mirë, atëherë futbolli mund të ndihmojë që njerëzit të njohin vendin tonë”.

Celina tha se menjëherë pas marrjes së konfirmimit për ekipin kombëtar të Kosovës, ka dashur t’i bashkohet menjëherë.

“Do të jetë shumë moment i veçantë dhe e pres me padurim. Porsa mora vesh për kombëtaren e re, thash se dua të luajë për Kosovën. Mendoj se jemi në gjendje të fitojmë ndeshje, është shumë herët të thuhet nëse do të mund të fitojmë ndonjë ekip të madh, por kurrë s’i dihet”.

“Kemi lojtarë të mirë, lojtarë të rinj që janë shumë të talentuar. Jemi të shkathtë, punojmë shumë dhe kemi pasion të madh për lojën. Pa dyshim se jemi të aftë që një ditë të mbërrijmë në një turne të madh. Mendoj se kjo në të ardhmen do të ndodh padyshim”, tha Celina, transmeton Koha.net.

“Kam lindur në Kosovë dhe në moshën 2-vjeçare u desh të iknim në Norvegji për shkak të luftës. Ishin kohë të vështira për popullin e Kosovës. Unë shpëtova nga lufta, por shumë të tjerë nuk mundën dhe u desh ta përjetonin atë. U vendosa në Norvegji me familjen dhe luajta për Stromsgodset për rreth 2 vjet. Këtu edhe u vërejta nga Manchester City. Që nga ajo kohë unë kam qenë në Kosovë, si për pushime ashtu edhe me ekipin kombëtar. Atje ende kam familjarë e miq. Pa dyshim se ata do të jenë të pranishëm në ndeshjet që do t’i luajmë në shtëpi”, potencoi Celina.

Ndeshja e parë ‘vendëse’ e Kosovës është kundër Kroacisë më 6 tetor, mirëpo ndeshja do të luhet në Shqipëri për shkak se stadiumet e Kosovës nuk i plotësojnë standardet e FIFA-s.

FFK shpreson që ndeshjen e parë garuese do ta luajë në Kosovë në muajin mars kundër Islandës.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...