“The Sun”: Ku mbetën Zhegrova e Shaqiri, që dikur cilësoheshin si “Messi-të e së ardhmes”

5 Shtator 2016 - 17:22      

E përditshmja britanike “The Sun” sot ia ka kushtuar një artikull talentëve botërorë, të cilët janë cilësuar si “Messi-të e rinj”, por që nuk kanë arritur të mbajnë këtë status, së paku jo deri më tani.

Në mesin e tyre “The Sun” ka përfshirë dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri e Edon Zhegrova, transmeton Koha.net.

Për ish-futbollistin e KF Prishtinës, Edon Zhegrova shkruan se ai ishte bërë sensacion në YouTube më 2014.

“Edon Zhegrova ishte bërë një sensacion në YouTube më 2014 pasi në atë kohë, momentet e 15-të vjeçarit duke shënuar gola kishin një shikueshmëri të lartë. Nuk u realizuan lëvizjet nga Arsenali, PSG-ja dhe Barcelona, por ai iu bashkua Standard Liege, pjesë e akademisë të së cilës është edhe tani”, shkruan “The Sun”.

Kurse për Xherdan Shaqirin shkruan se ai e kishte fituar këtë epitet “Messi i së ardhmes” kur ishte pjesë e Baselit, me të cilin kishte shkëlqyer, por ai asnjëherë nuk arriti të bëhet pjesë e rëndësishme e Bayern Munichut, tek i cili u bashkua me një reputacion të madh më 2012.

Ai tani është pjesë e Stoke Cityt, me të cilën u bashkua më 2015 nga skuadra e Interit.

Në Euro 2016 ai tregoi edhe njëherë talentin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur në mënyrë akrobatike kundër Polonisë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...