Festa e Ujkanit pas konfirmimit pozitiv të FIFA-s [foto]

5 Shtator 2016 - 16:31      

Disa nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës deri më sot kanë qenë nën ethe nëse do të lejoheshin nga FIFA që të luajnë për Kosovën.

Vendimi pozitiv i FIFA-s ka gëzuar tejmase futbollistët dhe stafin, transmeton Koha.net. Pamje nga ky moment të gëzueshëm janë publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihen lojtarët duke uruar e përqafuar njëri-tjetrin.

Për këtë Ujkani është shprehur shumë i lumtur, ndërsa ka treguar se ka qarë nga gëzimi.

“Jam shumë i lumtur, dola jashtë dhe qava. U lirova, tani mund të flejë për një orë. Ky është momenti më i rëndësishëm”, është shprehur Ujkani.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...