Foto: Reuters

Zyrtare: FIFA lejon edhe 5 lojtarë të paraqiten për Kosovën [video]

5 Shtator 2016 - 13:57      

FIFA ka konfirmuar se Amir Rrahmani, Alban Meha, Herolind Shala, Milot Rashica dhe kapiteni i përfaqësueses, Samir Ujkani, kanë lejen që të paraqiten për Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, në një deklaratë për KTV-në nga Turku i Finlandës.

Sipas Vokrrit, vetëm rasti i Valon Berishës është diskutabil, por ai tha se edhe për rastin e tij do të bëjë çmos që deri në mbrëmje të përfundojë.

“Valoni është në pritje të ekzaminimit nga FIFA, por që deri në fund të ditës, mund të vijë lajmi pozitiv edhe për të”, theksoi Vokrri, por tha “mos mu kapni për fjale”.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...