Foto: Reuters

FIFA ua jep dritën jeshile nëntë lojtarëve që të luajnë për Kosovën

5 Shtator 2016 - 12:34      

FIFA të hënën ka aprovuar kërkesat e nëntë lojtarëve për të përfaqësuar Kosovën vetëm pak orë para ndeshjes së saj të parë garuese për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018 kundër Finlandës.

FIFA, siç raporton AFP, ka thënë se ka aprovuar aplikacionet për nëntë lojtarë që më parë kanë luajtur për vende tjera. Fanol Përdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani, transmeton Koha.net.

Bunjaku ka qenë pjesë e skuadrës së Zvicrës në Botërorin 2010, ndërsa Përdedaj ka luajtur për ekipin e të rinjve të Gjermanisë dhe Celina për u-21 të Norvegjisë.

Edhe 24 lojtarë tjerë që kanë rrënjë në Kosovë aktualisht luajnë për gjashtë kombëtare tjera.

Shumica prej tyre luajnë për Shqipërinë, kombëtare e cila po vajton vendimin e katër lojtarëve deri më tani që kanë vendosur të luajnë për Kosovën.

Të tjerë janë edhe Adnan Januzaj i Belgjikës, Përparim Hetemaj i Finlandës dhe Arbër Zeneli i Suedisë, të cilët, sipas AFP-së, janë në pritje të dritës jeshile nga FIFA për të luajtur për Kosovën.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...