Sonte në Sheshin “Skënderbeu”: Finlandë – Kosovë dhe Shqipëri - Maqedoni

5 Shtator 2016 - 11:35      

Organizatorët e transmetim direkt të dueleve futbollistike të dy kombëtareve tona, Finlandë – Kosovë dhe Shqipëri – Maqedoni, natën e sotshme e kanë quajtur Prishtina football fest, transmeton Koha.net.

Në njoftimin e organizatorit thuhet:

E gjitha filloi me ndeshjen e parë historike Kosova – Haiti, e cila iu besua kompanisë KD Events & Communications , dhe mori notën maksimale për organizim nga FIFA, ndërsa sot prapë vazhdon organizimi i transmetimit publik të ndeshjes së parë kualifikuese të përfaqësues së Kosovës për Kampionatin Botëror te FIFA-s, Rusi 2018, kur në të njëjtën kohë do të shfaqet edhe ndeshja Shqipëri - Maqedoni,

Dy Led monitorët gjigantë do të jenë të vendosur te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, çdo gjë e mbështetur në përvojën nga ndeshja e parë historike e futbollit të Kosovës. Bëhet e ditur se zërimi do të jetë i ndeshjes Finlandë - Kosovë dhe vetëm në raste të golave do të aktivizohet ai nga ndeshja Shqipëri – Maqedoni.

Atmosferës festive e kanë konfirmuar që do t’i bashkohen edhe tifo-grupi zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët”

Çdo gjë është e menduar në detaje.Edhe skenografia do të dërgojë mesazhin që jemi një komb dhe Festojmë së bashku

Transmetimi fillon në ronë 20:45, Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Me Rrugëtimi i historisë vazhdon! – përfundon njoftimi. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...