
5 Shtator 2016 - 12:03
Kampionia e Kosovës të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë fitoi me katër gola dallim, 35:31, shkruan sot “Koha Ditore”. Por ky rezultat vlerësohet se e lë të hapur luftën për ndeshjen e dytë, për kualifikim në raundin tjetër.
Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve kualifikohet, derisa ndeshja e kthimit luhet të dielën në Pragë.
Kroati Ante Kukrika me 10 gola ishte më efikasi te Besa. Slloveni Nejc Poklar realizoi shtatë gola, ndërsa kroati tjetër Goran Biljaka gjashtë. Drilon Tahirukaj realizoi pesë gola, Lindrit Fetahu katër, ndërsa Kastriot Jupa tri.
Besa në tre vjetët e kaluar kishte kaluar nga një rreth në gara evropiane. Shtatë pjesëmarrjet e para i kishte mbyllur pas vetëm dy ndeshjeve. Kalimi i Duklës do të vlerësohej sukses i madh për ekipin pejan.
“Sigurisht se të gjithë jemi të kënaqur me fitoren ndaj një ekipi që ka emër dhe traditë në hendbollin evropian. Ishte shumë vështirë, por falë Zotit në fund ia dolëm”, ka thënë Kukrika të dielën për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...