Zvicra insiston se lojtarët e “Euro 2016” nuk mund të ndërrojnë përfaqësuese

5 Shtator 2016 - 10:50      

Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Claudio Sulser, insiston se lojtarët që kanë luajtur për Zvicrën në “Euro 2016” nuk do të kenë të drejtë të luajnë për Kosovën.

Ai thotë se kjo vlen edhe për mesfushorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, transmeton “Koha Ditore”. Por Sulser vlerëson lart Shaqirin dhe thotë se nëse është nevoja do të udhëtojë në Angli që të flasë me të.

Shaqiri nuk është përfshirë në përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusia 2016”, që “helvetikët” e zhvillojnë të martën mbrëma kundër Portugalisë. Arsyeja ka qenë një lëndim muskulor.

“Shaqiri është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nëse është e nevojshme do të udhëtoj në Angli të flas me të. Por, kur i shoh rregulloret e FIFA-s, atëherë më duket gjë krejt normale që asnjëri që ka luajtur në Evropian nuk mund të kalojë te Kosova”, ka thënë Sulser në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.

Shaqiri më herët kishte shprehur pakënaqësinë që nuk është konsideruar për postin e kapitenit në Përfaqësuese të Zvicrës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...