Bunjaku: Një moment i madh për të gjithë ne

5 Shtator 2016 - 10:25      

Data 13 maj 2016 është një datë për libra të historisë për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është data kur federata u pranua si anëtare e 210-të e FIFA-s.

Tash, gati katër muaj më vonë, në horizont është arritja tjetër historike, pasi “Dardanët” pritet të nisin kampanjën eliminatore për Botërorin 2018 në Rusi, shkruan FIFA.com, transmeton “Koha Ditore”. Më 5 shtator në Turku ata do të përballen me Finlandën në ndeshjen e parë zyrtare në histori të përfaqësueses.

“Është sukses i madh që kemi bërë këtë hap - dy vite më parë askush nuk do të kishte besuar se është e mundur”, ka thënë Albert Bunjaku në një intervistë ekskluzive për “FIFA.com” para ndeshjes me Finlandën. “Mendoj se flas për çdo kosovar kur them se është një nder i veçantë të jesh pjesë e FIFA-s”.

Bunjaku 32-vjeçar ka shënuar golin e parë për vendin e tij në fitoren 2:0 ndaj Ishujve Faroe në miqësore në qershor, që ishte ndeshja e parë e Kosovës që pas pranimit në FIFA.

“Ishte një gjë e madhe për mua”, ka thënë Bunjaku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...