Pas “Euro 2016”, Kombëtarja synon të vazhdojë me suksese

5 Shtator 2016 - 09:05      

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Gianni de Biasi, ndeshjen kundër Maqedonisë e ka cilësuar si finale të kampionatit evropian.

Ai të dielën në konferencën e fundit para ndeshjes së parë eliminatore për kampionatin botëror “Rusia 2018” ndaj Maqedonisë, ka kërkuar nga futbollistët kuqezinj që t'i japin rëndësi të madhe takimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja Shqipëri - Maqedoni luhet të hënën (sot) nga ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. I takon grupit G.

“Mendoj se duhet të përgatitemi mirë për këtë ndeshje. Nuk ka gjëra të lehta në jetë. Evropiani na tregoi se edhe ekipet e vogla që kanë dëshirë dhe përqendrim, mund të ecin përpara. Do ta konsiderojmë ndeshjen me Maqedoninë sikur të ishte finalja e kampionatit evropian. Nëse e nënvlerësojmë Maqedoninë do të gabohemi rëndë”, ka thënë De Biasi.

Shqipëria e nis ciklin e ri eliminator pas një suksesi historik. Këtë verë, Shqipëria për herë të parë ishte paraqitur në një ngjarje të madhe. Mori pjesë në kampionatin evropian “Francë 2016” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...