Kosova e gatshme për ditën e madhe

5 Shtator 2016 - 08:26      

Një numër i madh i shikuesve shqiptarë ishin në stadium për ta përcjellë nga afër stërvitjen e fundit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll para ndeshjes debutuese kundër Finlandës, që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Kosova stërvitjen e fundit e zhvilloi të dielën pasdite në stadiumin “Veritas” në Turku të Finlandës, ku të hënën (sot) nga ora 20:45 do ta luajë ndeshjen e parë të Grupit I ndaj Finlandës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Stërvitja e fundit e Kosovës zgjati rreth një orë e gjysmë, ku nuk munguan duartrokitjet e shikuesve prezentë dhe thirrjet në kor “Kosova-Kosova”. Kishte shqiptarë që jetojnë në Turku, por edhe në qytetet tjera finlandeze.

Përkrahja për Kosovën në ndeshje pritet të jetë e madhe. FFK-ja të dielën mbrëma ka njoftuar se në stadium do të lejohen vetëm simbole të Finlandës e Kosovës, pra jo edhe flamuj kombëtarë, që pritet të prishë qejfin e shumë tifozëve shqiptarë që tashmë kanë blerë biletat për këtë sfidë historike.

Në fakt, ndeshja është historike vetëm për Kosovën. Është ndeshja e parë zyrtare e saj. Kosova në muajin maj u pranua në UEFA e FIFA dhe menjëherë u mor vendimi që të përfshihet në eliminatoret për botërorin e radhës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...