Serbët marrin një “goditje” nga UEFA

4 Shtator 2016 - 23:09      

Një nga klubet më të mëdha serbe, Crvena Zvezda (shq. Ylli i Kuq) ka marrë një “goditje” të fortë nga UEFA.

Këtij klubi i janë bllokuar të gjitha pagesat e mëtutjeshme në xhirollogarinë e tyre, sepse menaxheri i Nikolla Zhigiqit ka lajmëruar se nuk i janë paguar borxhet nga llogaria e klubit, transmeton Koha.net.

Ka mjaftuar një çështje nga transferimi i Zhigiqit në Spanjë, e më pas Gjykata e Arbitrazhit për Sport në Llozanë, pas një procesi gjyqësor pati detyruar klubin të paguajë 3.4 milionë euro në llogarinë e Zhigiqit, por ato nuk ishin paguar.

Kështu që UEFA ka ndaluar pagesat në llogari të Yllit të Kuq. Pagesat që iu ndaluan serbëve janë ajo e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, 400 mijë euro dhe e eliminimit deri në play-off në Europa League, 230 mijë euro.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...