Post festum: Në debutim Kosova shkruan historinë e artë të futsallit

4 Shtator 2016 - 21:02      

Me pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në familjen e madhe të UEFA-së dhe FIFA-së u krijuan kushtet edhe për zhvillimin e aktiviteteve ndërkombëtare edhe në Futsall.

Në muajin gusht në kulaifikimet e klubeve në Ligën e Kampionëve në Andorë, Kampioni i Kosovës, Feniski, bindshëm kaloi grupin si lider duke e prezantuar në mënyrën më të shkëlqyer futsallin kosovar.

Nga gjitha sportet kolektive kosovare ky është rezultati më i arritur pasi janë mposhtur kampioni i Anglisë, Izraelit dhe Andorës.

Se futsalli kosovar ka cilësi dhe kualitet e dëshmoi edhe përzgjedhësja e Kosovës në Futsall e cila nga dt. 29 qershor deri me 4 shtator ne Zarë nga turneu i 4-të Ndërkombëtar në Futsall - “Futsal Week –Zadar 2016” kthehet me kupën e fituesit.

Në ndeshjen e parë Kosova mposhti kombëtaren e Finlandës me rezultatin 3:1. Në dy ndeshjet e radhës Kosova ishte superior ndaj Turqisë duke e mposhtur dy herë radhazi me rezultatin 7:0 dhe 3:0. Në ndeshjen e fundit Kosova pësoi nga Finlanda 5:6 por falë fitores me rezultat më të favorshëm nga ndeshja e parë Kosova e fiton Turneun.

Me paraqitjen e pare në arenën ndërkombëtare Kosova kthehet me trofeun e fituesit.

Ndeshjet u zhvilluan në qytetin e Zarës ku falë mikpritjes u ndiem sit ë ishim në shtëpinë tonë.
“Gjaku jonë” ishin fjalët e gjithë arbëreshëve që takuam në Zarë. Trajneri i mirënjohur Josip (Pino) Gjergja na priti me zemërbujarinë shqiptare duke na shoqëruar në qytetin e vjetër të Zarës dhe duke na njoftuar me historikun e arbëreshëve “gjakut ton[”…U përmend Josip RELA dhe ilirologu me nam botërore Aleksandër Stipqeviq. U ndjemë krenarë me të bëmat e komunitetit shqiptar në Zarë. Pino Gjergja si sportist i madh e dinte rëndësinë dhe peshën e ndeshjeve ndërkombëtare të cilat i zhvilluam në Zarë dhe me zemër i gëzohej sukseseve të Kosovës.

Zarasit kanë traditë sportive dhe kudo që na takonin nuk hezitonin të na përshëndesin dhe të na përgëzonin. Interesoheshin për sportin dhe sportistët kosovarë.

Që të ndihemi si në shtëpinë tone u përkujdes kryetari i pakicave kombëtare të Prefekturës së Zarës, Kastriot Prekpalaj dhe kryetari i Klubit të Futbollit të Vogël “Shkëndija” - Zagreb, Vedat Zgjani.

Në çdo cep të Zarës ndiheshim si në “shtëpitë tona” Shefki Aliu pronar i një ëmbëltoreje në traditën e shqiptarëve na gostiti në lokalin e tij duke biseduar për kulturën dhe sportin mbarëshqiptar dhe duke kujtuar të arriturat e sportistëve shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku zhvillojnë aktivitetet sportistët, artistët dhe kudo ku mbahet dhe punohet në frymën shqiptare.

Nikollë Nikprelaj, Anton Mrijaj, Nysreti, Leart Zogjani dhe shumë bashkëkombës shqiptarë me vendbanim në Kroaci na shoqëruan hap pas hapi dhe i gëzoheshin çdo fitoreje të Kosovës.

E turneu shkoi si në ëndërr..

Turneun e hapi kryetari i Zarës, edhe ky “gjaku jonë” - arbëresh Bozhidar Kalmeta.

Pos kombëtares futsalli kosovar u kthye edhe me çmimet: Lojtari i turneut: Ramadan Alaj, njëherësh edhe Golashënues i turneut. Portieri i turneut Alfred Prenqi – Kosovë
Ekipi i Turneut në përbërje ka dy kosovarë, Alfred Prenqi (Kosovë), Ramadan Alaj (Kosovë), Panu Autio (Finlandë), Antti Teittinen (Finlandë) dhe Cihan Ozcan (Turqi).

Përvojën e ndeshjeve ndërkombëtare e shijuan edhe qifti i referëve Besar Beqiri dhe Besart Ismajli të cilët sipas organizatorëve treguan referim të cilësisë superiore, duke argumentuar se futsalli kosovar ka edhe referë për ndeshje ndërkombëtare.

Organizatori krahas kombëtareve kishte në program edhe ndeshjet e klubeve, grupmoshave të reja dhe femrave.

Kryetari i Komisionit të futsalit të FFK-së, Rasim Gimolli nga organizatori ndau çmimin për ekipet e femrave. Në delagacionin kosovar ishin edhe anëtarët e komisioni të Futsalit, Rasim Gimolli, kryetar dhe anëtarët Skender Sadiku e Agim Avdyli.

Ekipi që bëri histori në turneun e pare ndërkombëtar në Zarë të Kroacisë “Futsal WEEK Zadar 2016” me trajner Ramadan Cimili, ndihmës trajner: Ramadan Alaj dhe Vahid Krasniqi, fizioterapeutin Nysret Imeri dhe përfaqësuesin, Skender Sadiku.

Lojtarët:Alfred PRENQI, Ron RADONIQI, Getart HYSENI, Malush QERIMI, Ideal BROVINA, Arbnor KRASNIQI, Jeton RUKOVCI, Vahid KRASNIQI (Kapiten), Arbër DOBROSHI, Nexhip SELIMI, Melos KELMENDI, Oso GJINOVCI, Ermir KRYEZIU, Agon REXHA, Meriton SALIHU dhe Ramadan ALAJ shkruan historinë e artë të ndeshjeve të para ndërkombëtare në futsall dhe sollën trofeun e parë për futsallin kosovar.

(Artikulli është shkruar nga Skënder Sadiku, anëtar i Komisionit të Futsallit në FFK)

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...