Foto: Koha

Trajneri i Finlandës ankohet për shtyrjen e afatit të regjistrimit të lojtarëve të Kosovës

4 Shtator 2016 - 16:14      

Trajneri i Finlandës, Hans Backe nuk është i kënaqur që FIFA i ka shtyrë afatin e regjistrimit të lojtarëve, pasi sipas tij një gjë e tillë ia pamundëson që të dijë se kundër kujt do të luajë.

“Nuk jam aspak i lumtur që është shtyrë afati i regjistrimit të lojtarëve për ndeshjen e nesërme, kjo është një gjë e papranueshme nga FIFA. Ne duhet ta dimë 24 orë më parë se me kë do të luajmë”, është shprehur Backe në konferencë për shtyp, raporton KTV.

Kosova ende nuk e di nëse FIFA do të lejojë disa nga lojtarët e ftuar që të luajnë nesër apo jo, për shkak se ata kishin luajtur më parë edhe për kombëtare të tjera, dhe kjo do të mësohet përfundimisht nesër deri në ora 15:00.

Backe më tutje ka shtuar se ekipi i tij është i përgatitur për përballjen e nesërme, për të cilën ka thënë se është një ndeshje e paparashikueshme pasi nuk e njeh shumë mirë kundërshtarin.

“Ne jemi përgatitur mjaft mirë me Gjermaninë, por ndeshja e nesërme është e paparashikueshme sepse nuk e njohim mirë Kosovën dhe nuk e dimë se kush do të luajë. Ne duhet të kontrollojmë lojën dhe të aplikojmë stilin tonë të lojës me një presion sa më të lartë”, ka thënë trajneri i Finlandës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...