Foto: Reuters

Rosberg, Hamilton e Vettel ndajnë podiumin në Itali

4 Shtator 2016 - 15:52      

Gjithçka që pritej të ndodhte u konkretizua edhe pas 53 xhirove të garës për Çmimin e Madh të Monzas, në Itali.

Dy pilotët e Mercedesit “fluturojnë” dhe nuk tregojnë aspak mëshirë as në pistën e të zotëve të shtëpisë, “kokëkuqeve” të Ferrarit, që ashtu siç ishte parashikuar arrijnë gjithsesi të ngjiten në podium.

Britaniku Lewis Hamilton e nis keq garën, teksa parakalohet nga dy makinat Ferrari dhe përfundon në vendin e pestë përpara se t’i drejtohej kthesës së parë të pistës, por në fund të garës ia del mbanë të renditet i dyti, pas krahëve të gjermanit Nico Rosberg, shok skuadre me të cilin po këmbejnë vendet nga gara në garë, shkruan tch.

Gjermani i Mercedesit fiton garën e 21-të personale e tashmë renditet me vetëm 2 pikë më pak se kolegu i tij rival, Hamilton. Ndërkohë, Vettel siguron vendin e tretë, sa për të ngushëlluar disi ata qindra e mijëra tifozë të Ferrarit që më shumë se kudo tjetër, në Monza shihen gjithnjë të entuziazmuar.

Raikkonen renditet pas krahëve të shokut të tij ferrarist, për t’u pasuar më pas nga Ricciardo, Bottas, Verstappen, Perez, Massa dhe Hulkenberg, i cili mbyll edhe 10-shen e pilotëve në zonën e pikëve të kësaj gare. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...