4 Shtator 2016 - 14:55
Si garë ndërkombëtare e organizuar në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare Aeronautike (FAI) gëzon njohje të gjere ndërkombëtare, që vërtetohet edhe me numrin e madh të pjesëmarrësve, mbi 90 sish, dhe me përfaqësimin e mbi 15 shteteve nga katër kontinentet.

Edhe pse garë mjaft teknike me gjatësi mbi 70 kilometra, përfaqësuesit e ekipit të Kosovës arritën të përfundojnë me rezultat të mirë dhe njëri nga anëtarët e ekipit, Berat Bejtullau, arriti të fitojë edhe vendin e dytë në garë.
Bejtullahu, në një prononcim për Koha.net, tha se kupa e fituar në këtë garë është shumë domethënëse, por theksoi se nuk është befasi.

“Nuk është befasi pas të gjitha ushtrimeve që i kemi zhvilluar si ekiptash e një kohë të gjatë. Ky është edhe rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga Federata Aeronautike e Kosovës. Edhe në të kaluarën ekipi ynë ka arritur të fitojë çmime, por jo të kësaj rëndësie”, tha Bejtullahu.
Rezultatet e garës ishin: Gabriel Hofer nga Italia në vendin e parë me 624 pikë, Berat Bejtullahu nga Kosova në vendin e dytë me 594 pikë dhe Tomasz Pilecki nga Polonia me 447 pikë në vendin e tretë.

Për pjesëmarrje në këtë garë, Federata Aeronautike e Kosovës kishte përkrahjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ky është rezultati më i mirë deri tani i Federatës Aeronautike të Kosovës në përfaqësim ndërkombëtar në paragllajdizëm në disiplinën Distancë (Cross Country).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...