Prishtina zyrtarizon Drilon Hajrizin

4 Shtator 2016 - 10:26      

KB Sigal Prishtina përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është përforcuar me Drilon Hajrizin, transmeton Koha.net.

“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka arritur të nënshkruajë kontratë me reprezentuesin e Kosovës, Drilon Hajrizin. Driloni vjen në KB SIGAL Prishtina pas një edicioni historik ku klubi jonë fitoi tripletën, ndërsa ai u shpreh i gatshëm që ta ndihmojë klubin në edicionet e ardhshme në përmbushjen e synimeve të zakonshme të klubit tonë: mbrojtja e titullit të Kosovës dhe BIBL-së, mbrojtja e Kupës, si dhe kalimin e fazës së parë në FIBA Europe Cup”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Hajrizi largohet nga Peja për t’u bashkuar me Prishtinën. Kurse dje ishte raportuar se ai ka nënshkruar me Trepçën, por një gjë e tillë ishte informatë e pasaktë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...