Besa Famiglia mposht ekipin çek në EHF Cup

4 Shtator 2016 - 08:32      

Kampioni i Kosovës, Besa Famiglia nga Peja ka nisur mbarë aventurën e saj Evropiane në hendboll duke shënuar fitore kundër ekipit nga Çekia, HC Dukla Praha, transmeton Koha.net.

Në ndeshjen e vlefshme për EHF Cup, Besa arriti të fitojë me rezultat 35:31, ndeshje kjo që u zhvillua në ‘Karagaçi’.

Kjo fitore me katër gola dallim mund të jetë shumë e vlefshshme për ndeshjen e kthimit që zhvillohet të dielën e ardhshme në Pragë.

Skuadra pejane tregoi lojë të madhe ndaj gjysmëfinalistit të edicionit të kaluar në Challenge Cup. Në 30 minutat e parë, Besa tregoi lojë të fortë dhe ishin efikas, kur udhëhoqën me 4 gola dallim (19:15). Në pjesën e dytë, pejanët dhanë maksimumin dhe arritën të triumfojnë me katër gola dallim.

Besa Famiglia tani ka gjasa të mira për të siguruar kalimin në rrethin e dytë, nëse arrijnë rezultat pozitiv në Çeki.

Hendbollistët më të mirë në këtë taim në radhët e Besës ishin Ante Kukrika me 10 gola i ndihmuar nga Njec Poklar me 7 sosh, Lindrit Fetahu (4), kurse kontribut shumë të madh ka dhënë edhe portieri Haris Berisha me 10 mbrojtje fantastike.

Kurse te skuadra çeke u dalluan Kotrc me 9 gola e Svitak me 6 sosh.


Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...