3 Shtator 2016 - 23:11
Një përballje e dominuar nga malazezët, që janë një prej skuadrave më të forta të basketbollit në rajon. Miqtë dominuan periodën e parë me shifrat 33-15, ndërsa avantazhi u rrit gjatë periodës së dytë, me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 73-32.
Në gjysmën e mbetur të sfidës, kuqezinjtë shkurtuan diferencën, duke qenë në avantazh vetëm në periodën e katërt, me rezultatin 23-19, por me humbjen që ishte e paevitueshme, krenaria e shfaqur në parket shërbeu vetëm për të shkurtuar diferencën në rezultatin përfundimtar, transmeton Supersport.
Koshashënuesi më i mirë i Shqipërisë, por edhe i gjithë ndeshjes ishte amerikani i natyralizuar, Rashaun Broadus, me 23 pikë të realizuara, ndërsa për malazezët Vuçeviç shënoi 19 pikë.
Pas dy humbjeve me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, Shqipëria renditet e fundit në grup, me 2 pikë, aq sa ka edhe Sllovakia, rivali direkt i kuqezinjve në Eurobasket 2017, me të cilin do të përballet më 7 Shtator.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...