Foto: Koha

The Guardian: Kosova, në mesin e 10 gjërave që duhet shikuar në kualifikime

3 Shtator 2016 - 19:34      

E përditshmja britanike, The Guardian ka publikuar një artikull, në të cilën i ka paraqitur 10 gjërat që duhet shikuar në kualifikimet për Botërorin 2018 dhe në mesin e tyre është edhe Kosova.

Kosova do të luajë ndeshjen e parë në kualifikimet për Botëror të hënën kundër Finlandë, dhe në artikullin e saj The Guardian ka shkruar për lojtarët që mund ta përfaqësojnë Kosovën në këto kualifikime, transmeton Koha.net.

Ajo shkruan se, “ende nuk është e qartë se cilët lojtarë do ta përfaqësojnë Kosovën, përderisa gati gjysma e skuadrës që ka udhëtuar në Finlandë nuk e kanë të sigurt se do të laujnë”.

Sipas The Guardian lojtarë që kanë vlera të mëdha mund të luajnë për Kosovën, por që në mesin e tyre ka edhe të atillë që kanë luajtur për vendet e tjera. “Madje ata nuk janë të dobët, treshja nga Zvicra Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, dhe Valon Behrami, lojtarët e Shqipërisë, Taulant Xhaka e Lorik Cana, si dhe Adnan Januzaj që ka luajtur për Belgjikën janë të gjithë krenar për prejardhjen kosovar, por përkundër shumë spekulimeve, duket se këta emra të mëdhenj nuk janë tunduar që të jenë besnikëri”.
Më tutje ajo shkruan se, “këtë e kanë bërë disa futbollistë të tjerë, dhe 10 prej 25 prej tyre sa udhëtuan për ndeshjen e së hënës janë ende në dyshim për shkak se ende nuk e dinë nëse kanë të drejtë që të luajnë. Katër prej tyre kanë luajtur për Shqipërinë, tifozët e së cilëve janë zhgënjyer me këtë vendim të të vlerësuarit të Vitesses, Milot Rashica. Por përkundër grupit shumë të vështirë që ka Kosova, e cila luan kundër Kroacisë, Ukrainës, Islandës, Turqisë dhe Finlandës, FIFA është duke zvarritur çështjen e sqarimit nëse këta lojtarë kanë të drejtë të luajnë për Kosovën.

“Aplikacionet e ndryshme janë në pritje dhe duke u hetuar. Si rezultat dhe në përputhje me praktikën tonë të zakonshme, ne nuk jemi në pozicion që të komentojmë më tutje këtë çështje, ose që t’iu caktojmë një afat kohor”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.

Me ndeshjen e parë që vjen ende e paqartë FFK është në nevojë për një vendim dhe ka sugjeruar se mund ta dërgojë këtë çështje në CAS, nëse gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...