3 Shtator 2016 - 18:44
Ndeshja zhvillohet sot nga ora 20:00 në palestrën “Minatori” buzë lumit Ibër, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për “Eurobasket 2017”. Në ndeshjen e parë, që ishte edhe e para në gara zyrtare, Kosova dëshpëroi, duke pësuar me shifrat 113:68 nga Sllovenia në Lubjanë. Në ndeshjen tjetër të grupit E Ukraina fitoi ndaj Bullgarisë me rezultatin 79:69, raporton Koha.net.
Kosova i ka edhe pesë ndeshje. Luan çdo të shtunë e të mërkurë deri më 17 shtator. Fituesi i grupit kualifikohet për evropianin e vitit tjetër, ndërsa gjasa për kualifikim ka edhe përfaqësuesja që del e dyta në grup. Kosova vlerësohet autsajdere e grupit, ndërsa shpresat për sukses i sheh në ndeshjet në shtëpi, përkatësisht në “Minatorin” e zjarrtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...