Foto: Koha

The Guardian: Celina e Hysaj në mesin e top 10 talentëve që duhet shikuar

3 Shtator 2016 - 18:48      

Në prag të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”-të, mediet e huaja kanë hedhur sytë edhe te lojtarët të cilët duhet shikuar me vëmendje gjatë kësaj ecurie.

E përditshmja britanike “The Guardian”, ka publikuar një listë me 10-të lojtarët më të rinj, që në të ardhmen mund të kthehen në yje të botës së futbollit, transmeton KTV.

Nga portieri 17-vjeçar i Italisë dhe Milanit, Gianluigi Donnarumma, e deri te polaku Barotsz Kapustka i Leicester Cityt, kanë zënë vend edhe talenti i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, si dhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Fokus i veçantë do të jetë në ndeshjen e Kosovës kundër Finlandës të hënën, që zyrtarisht merr pjesë për herë të parë në gara ndërkombëtare. E në mesin e lojtarëve, vëmendje të madhe do të tërheq edhe lojtari i akademisë së Manchester Cityt tani i huazuar te Twente në Holandë, Celina, i cili zgjodhi Kosovën para Norvegjisë.

Padyshim, një lojtar i tillë si sulmuesi kosovar, e ka potencialin të bëhet yll. Është shumë i vlerësuar në City, aty ku ka pasur mundësi të mësojë shumë nga David Silva, dhe nëse tregohet i suksesshëm në Holandë këtë sezon, sulmuesi do të ketë të ardhme të ndritur.

Nga ana tjetër, Elseid Hysaj, mbrojtësi 22-vjeçar i Napolit, i cili është rritur jashtë Shqipërisë si shumë shokë të tjerë në kombëtare, është figurë kyçe në këtë ekip, ndërsa dha ndihmë të madhe në fitoren e parë në Kampionatin Evropian në Francë, në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë. Hysaj është i aftë ta mbulojë gjithë krahun e djathtë, por mund të luajë pa problem edhe në të majtin. Klubi i tij është me fat që ka në radhët e saj një lojtar me vlera të tilla, ka shkruar “The Guardian”.

Në listën e 10-të lojtarëve më të mirë të rinj, zënë vend edhe Marco Asensio nga Spanja, Ousmane Dembele nga Franca, Emre Mor nga Turqia, Ondrej Duda nga Sllovakia, Alessandro Schöpf nga Austria, si dhe Embolo i Zvicrës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...