4 Shtator 2016 - 11:30
Por, si ka qenë e mundur kjo? Pengesat që qëndrojnë në rrugë të arkipelagut, që gjendet 600 kilometra nga bregu perëndimor i tokës së Afrikës, janë shumë, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Standardi i ligës së futbollit në Kep të Gjelbër nuk është i lart dhe resurset janë të limituara - si shembull skuadrat që janë në Santiago, ishullin më të madh, të gjitha luajnë në një stadium të njëjtë, që është i vjetër.
Ndryshe nga Nigeria e çmendur nga futbolli, me një popullatë prej 181 milionë banorësh, Kepi i Gjelbër ka vetëm rreth 500 mijë njerëz nga ku kërkohet shkëlqimi i futbollit.
Në prill të vitit 2000, Kepi i Gjelbër gjendej në pozitën e 182-të në renditjen e FIFA-s. Kurrë nuk
ishte kualifikuar në Kupën e Shteteve të Afrikës. Të njohur si “Peshkaqenët e kaltër”, në realitet ishin peshq të vegjël në mesin e peshqve të mëdhenj të futbollit të Afrikës. Por, më pas Kepi i Gjelbër fitoi Kupën Amilcar Cabral që tashmë është shuar, një garë mes shteteve të Afrikës Perëndimore, dhe topi nisi të rrotullohej.
Gjatë 14 vjetëve në vijim Kepi i Gjelbër ka lëvizur para, falë edhe iniciativave të FIFA-s për krijimin e infrastrukturës. Në vitin 1998 vendi nuk kishte asnjë fushë me bar, ndërsa tash janë 25 sosh. “Ata kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e futbollit në Kepin e Gjelbër.
Projektet e FIFA-s janë të domosdoshme për të ushqyer kulturën e futbollit në rajon”, ka shpjeguar ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kepit të Gjelbër, Mario Semedo... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...