Familja solide e futbollit të Gjibraltarit

4 Shtator 2016 - 10:50      

“Po të më kishit thënë tre-katër vjet më parë se do të luanim në eliminatore për Botëror dhe kundër disa prej përfaqësueseve më të forta në botë, atëherë do t'u thosha se jeni të çmendur. Jeni duke jetuar një ëndërr”.

Ka një numër të madh të futbollistëve amatorë nëpër botë që mund të lexojnë dhe ndiejnë këto fjalë të kapitenit të Gjibraltarit, Roy Chipolina, shkruan “FIFA.com”. Ata mund t'i kuptojnë dhe po ashtu të ndiejnë një lloj xhelozie për këtë vorbull ere që i ka katapultuar futbollistët e Gjibraltarit nga disa lojtarë amatorë deri te ndarja e fushës me kampionë të botës.

Megjithatë, thellësitë e kësaj fantazie në të cilën janë duke shëtitur para ndeshjes së parë eliminatore për kupën e botës kanë shumë më tepër aspekte, me gjak, vëllazëri dhe sakrifica qëkur janë bërë anëtar të 211-të të FIFA-s në maj.

Në shikimin e parë të skuadrës menjëherë bëhet e qartë pika e parë, ku 50 për qind e futbollisteve ndajnë vetëm dy mbiemra. Treshja, Lee, Ryan dhe Kyle Casciaro janë vëllezër, ndërsa Roy dhe Joseph Chipolina - gjyshërit e të cilëve ishin kushërinj - janë rritur edhe vetë si kushërinj.

“Si fëmijë gjithmonë kam dashur të luaj me vëllezërit e mi, gjë që është realizim i ëndrrës që jam në një përfaqësuese me vëllezërit e mi”, ka thënë Kyle, më i riu nga vëllezërit Casciaro, i cili është 28-vjeçar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...