Paralimpisti më i fortë në botë synon të ngrejë 300 kilogramë në “Rio 2016”

4 Shtator 2016 - 10:15      

Një nga momentet më të mëdha sportive në Lojërat Paralimpike “Rio 2016” mund të vijë të hënën më 14 shtator, kur Siamand Rahman i Iranit do të tentojë të bëhet paralimpisti i parë në histori që ngre 300 kilogramë në gjoks.

Paralimpisti më i fortë në botë ka thyer rekordin për ngritje nga gjoksi për kategorinë mbi 107 kilogramë, plotë nëntë herë në katër vitet e fundit.

Rekordi i tij aktual është 296 kilogramë, që e ka vendosur në Kupën e Botës për ngritje nga gjoksi në Dubai në shkurt, një peshë ekuivalente me peshën e tre elefantëve të vegjël, shkruan “Rio2016.com”, transmeton “Koha Ditore”. Kampioni në fuqi paralimpik nuk ka mbajtur sekret synimin kryesor të tij për Lojërat Paralimpike “Rio 2016”, që është të thyejë barrierën e 300 kilogramëve, një peshë që thotë se e ka ngritur me sukses në stërvitje.

Në “Londra 2012”, Rahman me komoditet theu rekordin paralimpik, me një ngritje prej 280 kilogramë. Madje zyrtarët u desh të sillnin disa pesha specifike 50 kilogramë për të përdorur për ngritjen e Rahmanit.

Rahman në mënyrë graduale ka përmirësuar rekordin që nga atëherë, por thotë se ka ruajtur më të mirën për Lojërat Paralimpike “Rio 2016” që nisin më 7 shtator... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...