Respekti i Giuffridas për Majlindën

4 Shtator 2016 - 09:45      

Respekt maksimal ka treguar për Majlinda Kelmendin xhudistja italiane Odette Giuffrida, pasi humbi prej kampiones kosovare në finale të kategorisë deri 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Italiania 21-vjeçare vazhdon të ketë shumë respekt për simbolin e Kosovës, Majlinda Kelmendi.

Për Giuffridan ishte sukses shumë i madh paraqitja në finale të Lojërave Olimpike dhe pas humbjes nga Majlinda edhe fitimi i medaljes së argjendtë olimpike, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo befasoi të gjithë me kalim në finale.

Për të shijuar finalen me Majlindën ajo mposhti xhudiste të njohura të kategorisë deri 52 kilogramë si gjermanen Mareen Kraeh, rumunen Andreea Chitu dhe kinezen Yingnan Ma. Por Majlinda ishte e pakalueshme për Giuffridan.

Menjëherë në sekondën e 25-të të luftës së 7 gushtit, Majlinda e rrëzoi Giuffridan, për t'iu dhënë fillimisht “Waza-ari”, por pas rishikimit të aksionit hedhja e Kelmendit u vlerësua me pikë më të vogël, “Yuko”. Një “Yuko” për finale të Lojërave Olimpike është shumë e madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...