Gjinovci, njeriu prapa suksesit ndërkombëtar të hendbollit

4 Shtator 2016 - 09:15      

Të jashtëzakonshme vlerësohen dy sukseset e Federatës së Hendbollit të Kosovës në procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, proces që ka përfunduar tashmë.

Klubet e hendbollit e fituan të drejtën të luajnë gara evropiane më shumë se dhjet vjet para klubeve të sporteve të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë edhe përfaqësuesja e Kosovës në hendboll fitoi të drejtën të luajë para përfaqësueseve të Kosovës në sporte tjera.

FHK-ja qysh në dhjetor të vitit 2004 ishte pranuar me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).

Ndërkohë me të drejta të plota në EHF dhe në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF) ishte pranuar në vitin 2014, para se Kosova të pranohej në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Pjesë e rëndësishme e këtyre proceseve ishte Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Vlerësohet se Gjinovci ka dhënë kontribut të madh që hendbolli në procesin e ndërkombëtarizimit të jetë shumë para sporteve të tjera kolektive të vendit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...