Foto: Koha

Rexhepi, futbollisti i lindur në Turku, që u paraqit për Finlandën e Kosovën

4 Shtator 2016 - 08:12      

Lum Rexhepi nuk do të jetë i pranishëm në fushë në ndeshjen Finlanda - Kosova që zhvillohet të hënën më 5 shtator (nesër).

Por Rexhepi, 24-vjeçar, nuk do të mungojë në ndeshjen historike për Kosovën, që e luan në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusia 2018”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai do të jetë i pranishëm në tribunën e stadiumit të qytetit Turku, ku edhe ka lindur ky mbrojtës shtatlartë.

Kosova do të bëjë debutimin në garat kualifikuese pas pranimit të FFK-së në FIFA e UEFA në maj të këtij viti.

“Biletën e kam siguruar menjëherë pasi kanë dalë në shitje”, thotë Rexhepi. Ai ka disa ndeshje me Kosovën, ndërsa më parë kishte luajtur një ndeshje edhe për përfaqësuesen A të Finlandës. Po ashtu ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Finlandës.

Dëshira e Rexhepit ishte që të luante për Kosovën në këtë ndeshje të veçantë, por nuk mori ftesë. Për të është e tillë jo vetëm për faktin se është e para kualifikuese, por edhe për faktin se në të kaluarën ishte pjesë e Finlandës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...