4 Shtator 2016 - 08:04
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) në janar të vitit 2014 dha leje që Kosova të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen A, shkruan sot “Koha Ditore”. Takimi historik u luajt me Haitin, më 5 mars të vitit 2014 në Mitrovicë, në një stadium të stërmbushur me shikues.
Ndeshja e parë pas lejes së FIFA-s u mbyll 0:0. Më pas Kosova pësoi 6:1 po në Mitrovicë, më 21 maj të vitit 2014, nga përfaqësuesja e Turqisë dhe prapë stadiumi “Adem Jashari” u mbush përplot. Ndeshjen e tretë Kosova e luajti me Senegalin në Gjenevë më 25 maj dhe pësoi 3:1.
Për Kosovën ndeshje tjetër nuk pati deri më 7 shtator të vitit 2014, kur në Prishtinë fitoi 1:0 ndaj Omanit.
Pasi për tetor nuk gjeti ndonjë përfaqësuese për kundërshtare, Federata e Futbollit të Kosovës vendosi që për përfaqësuesen A të pranojë ndeshjen me klubin zviceran të kategorisë së dytë, Wil... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...