
3 Shtator 2016 - 17:23
Në një intervistë për Dnevno.hr, Brllazheviq, siç transmeton Koha.net, ka folur edhe për përfaqësueset kundërshtare të grupit I, që janë Finlanda, Turqia, Ukraina, Islanda dhe pa dyshim, edhe Kosova.
Ai ka thënë Kroacia synon të arrijë maksimumin nga këto kualifikime, por nuk ka lënë pa vlerësuar edhe kundërshtarët e grupit I.
“Çfarë reprezentacioni ka Kroacia – nuk ka se si të mos jetë favorite. Ndeshja e parë pa dyshim se është shumë e rëndësishme. Kroacia ka kualifikime të vështira, në konkurrencë me Turqinë, Ukrainën, Finlandën, Islandën e Kosovën. Por, mund të dalim të parët. Jemi autoritet i padiskutueshëm në grup. Në të kundërtën, vendi i dytë bartë në vete rreziqe, rrjedhimisht edhe kualifikimin tutje. Kemi atë kuadër të lojtarëve sa që vendi i dytë do të ishte mos-sukses i madh. Por, dorën në zemër, Finlanda është ranguar në Evropian më mirë se ne, turqit janë hakmarrës, Ukraina ka përvojë, ndërsa Kosova do të jetë krejt përveç se një kundërshtar i pavërejtur. Këtu nuk ka vend për gabime”, ka thënë Bllazheviq, transmeton Koha.net.
Bllazheviq, suksesin më të madh në karrierën e tij si trajner, e ka shënuar në vitin 1996 kur e çoi kombëtaren kroate të futbollit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian dhe fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror më 1998.
Kujtojmë se Bllazheviq, më 1986, ka qenë trajner edhe i KF Prishtinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...