Futbollistët e Shqipërisë: Maqedonia vlen 3 pikë të arta

3 Shtator 2016 - 16:30      

Sfida ndaj Maqedonisë do të ngrejë siparin e rrugëtimit drejt botërorit të Rusisë, me ëndrrën kuqezi për të qenë në një tjetër fazë finale. Petku i kuqezinjve ka ndryshuar pas paraqitjes në Evropianin e Francës, dhe tashmë në sytë e futbollit botëror shihemi ndryshe, si një skuadër për t’u mundur.

Për këtë arsye sfida me Maqedoninë merr një vlerësim të jashtëzakonshëm, pasi është një kundërshtar më inferior në letër dhe mbi të gjitha sfida hapëse e eliminatorëve. Njëzëri kuqezinjtë kërkojnë përqendrim dhe vlerësimin e duhur për kundërshtarin e radhës, transmeton Supersport.

Lila: Shpresoj që të bëjmë një ndeshje, një performancë ashtu si e lamë në Francë, pasi jemi në nivel më të lartë. Kam shumë besim se do të dalim mirë këtë ndeshje dhe të ardhmet. Duhet të luajmë me këmbë në tokë dhe kemi treguar se nëse jemi të bashkuar mund të dalim sa më mirë në këtë ndeshje.

Balaj: Jemi të qetë nuk e shohim ndeshjen në aspektin e derbit. Për ne është e rëndësishme të nisim eleminatoret me një fitore pasi bëhet më e lehtë.

Shehi: Është sfidë e vështirë, ndeshja e parë është shumë e rëndësishme pasi të jep moral për vazhdimësinë. Nuk ka ekipe të lehta pasi duhet impenjim, është ndeshja e parë dhe duhet nisur me fitore.
Nëse për Andi Lilën, Bekim Balajn apo dhe Orges Shehin kjo është një sifdë si gjithë të tjerat nuk është e tillë për mbrojtësin nga Kumanova Naser Aliji. 22 vjecari i lindur në viset shqiptare të Maqedonisë e ndjen më shumë këtë 90 minutësh.

Naser Aliji: Është një ndeshje më e veçantë për mua, do të jemi të fokusuar tek ndeshja.
Shpresojmë ta nisim me një fitore dhe jemi gati.

Dueli me fqinjët konsiderohet gjithmonë si i veçantë, një derbi që përjetohet ndryshe në fushë dhe jashtë saj. Por ndryshimi në përjetimin e ndeshjeve vihet re menjëherë pasi si Andi Lila ashtu dhe Orges Shehi shohin përtej këtij 90 minutëshi, duke treguar se rritja e skuadrës kombëtare nuk është një rastësi.

Lila: Nuk shoh derbi sepse si Maqedonia, Italia Apo Spanja janë 3 pikë. Do bëjmë detyrën dhe jemi të përqendruar për të marë 3 piëkt dhe shpresoj tia dalim.

Shehi: Jemi në një grup të vështirë dhe nuk është e lehtë.

Kombëtarja shqiptare ishte ajo që përuroi stadiumin e rinovuar Loro Borici, aty ku ndaj Maqedonisë do të ketë një mbështetje maksimale. Një impiant i tillë i rinovuar nuk ka kaluar pa prekur edhe futbollistët, të cilët shohin një tjetër hap të madh përpara të futbollit shqiptar.

Lila: U befasova nga stadiumi i jashtëzakonshëm. Duke parë që Shkodra është qytet sportdashës dhe do ta mbushin plot për kombëtaren. Por edhe me Vllazninë do ta mbushin mirë. ishte një stadium si na ka hije pasi prezantohemi me një stadium cilësor në arenën ndërkombëtare.

Shehi: Ishte hera parë që pashë stadiumin nga afër dhe gjej rastin të falenderoj publikisht Fderatën dhe kryeministrin, kanë bërë punë të jashtëzakonshme me stadiumin e Elbasanit dhe Shkodrës. Shpresoj të vazhdojnë me këtë ritëm pasi nëse kemi kampionat të fortë do të kemi edhe një kombëtare të fortë.

Akoma më i fortë është ky emocion për një të shtëpisë, për më tepër që në Loro Borici ka lënë gjurmë me golat e tij. Bekim Balaj dëshiron të vazhdojë në rrugën e tij, pse jo të dhurojë një tjetër moment emocionues si ai në Aveiro ndaj Portugalisë.

Bekim Balaj: Emocion të kthehem në Loro Borici pasi kam kujtime të mira në atë stadium dhe shpresoj të kem kujtime të mira edhe me ekipin kombëtar. Përderisa jam pjesë e kombëtares shpresoj të jem titullar por nuk e vendos unë, megjithatë jam gati dhe shpresoj të shënojmë.

Frymën e grupit pas ëndrrës europiane nuk e ka cenuar asgjë, madje as largimet e disa futbollistëve drejt Kosovës. Një nga heronjtë e mbrëmjes së Beogradit Andi Lila tregohet i prerë rreth kësaj teme.

Nuk i ndjek rrjetet sociale, por skuadra është shumë e mirë, atyre që ikën i uroj suksese, dhe këtu kanë mbetur më të mirët.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...