Foto: Reuters

Hamilton në ‘pole position’ në Monza, dorëzohet Rosberg

3 Shtator 2016 - 16:24      

Lewis Hamilton jep sinjale të rëndësishme nga pista e Monzas ku regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare dhe vendin e parë në nisje për garën e Çmimit të Madh të Italisë.

Nico Rosberg e humbi betejën me shokun e skuadrës në sekondat e fundit të kronometrimit pasi nuk gjeti ritmin ideal për të sfiduar britanikun që do të kërkojë të ruajë kreun edhe gjatë garës për të mos humbur më terren në garën për titullin kampion. 1.21.123 ishte koha që regjistroi kampioni i botës me Mercedes, duke lënë pas Rosberg me rreth gjysmë sekonde më shumë ndërsa në radhën e dytë do të nisen Vettel dhe Raikkonen.

Me rreth një sekondë më shumë se skuadra Mercedes, Ferrari duket se është ende larg skuadrës gjermane, por gjithsesi me një hap të madh përpara sepse Bottas me Williams u rendit në vendin e pestë, ndërsa makinat Red Bull të Ricciardo e Verstapen regjistruan kohën e 6 dhe të 7, transmeton Supersport.

Hamilton i kryesoi provat gjatë gjithë ditës së shtunë, çka konfirmon momentin e tij pozitiv dhe përshtatjen më së miri me pistën e Monzas. Zhgënjimi më i madh i ditës së shtunë rezultoi Felipe Massa. Braziliani i Williams që do të tërhiqet nga Formula 1, sezonin e ardhshëm, nuk arriti të renditej mes 10 të parëve.

Ky ishte pole position i 7 sezonal për Hamilton që vazhdon të jetë lider i botërorit dhe ka në dorë mundësinë e artë për të hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...