Vetëm me “Minatorin” e zjarrtë, Kosova ka gjasa për sukses

3 Shtator 2016 - 10:25      

Basketbollistët e Kosovës dhe përzgjedhësi Arben Krasniqi ishin të matur në parashikimin e ndeshjes me Ukrainën. Më optimist për sukses është shprehur kryetari i FBK-së, Erolld Belegu.

Të gjithë kanë përmendur rëndësinë që Kosova të ketë përkrahje të madhe nga tribunat e palestrës "Minatori" në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova takohet me Ukrainën të shtunën (sot) nga ora 20:00 në palestrën buzë lumit Ibër, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për "Eurobasket 2017". Në ndeshjen e parë, që ishte edhe e para në gara zyrtare, Kosova dëshpëroi, duke pësuar me shifrat 113:68 nga Sllovenia në Lubjanë. Në ndeshjen tjetër të grupit E Ukraina fitoi ndaj Bullgarisë me rezultatin 79:69.

Kosova i ka edhe pesë ndeshje. Luan çdo të shtunë e të mërkurë deri më 17 shtator. Fituesi i grupit kualifikohet për evropianin e vitit tjetër, ndërsa gjasa për kualifikim ka edhe përfaqësuesja që del e dyta në grup. Kosova vlerësohet autsajdere e grupit, ndërsa shpresat për sukses i sheh në ndeshjet në shtëpi, përkatësisht në "Minatorin" e zjarrtë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...