Federata ukrainase: Mitrovica territor neutral

3 Shtator 2016 - 10:10      

Në mungesë të informatave, apo me qëllim për të provokuar, Federata e Basketbollit e Ukrainës ka shkruar në sajtin e saj zyrtar se ndeshja në mes të Kosovës dhe Ukrainës do të luhet në territor neutral, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja zhvillohet të shtunën (sot) nga ora 20:00 në palestrën "Minatori" në Mitrovicë. Në Federatën ukrainase kanë paraqitur saktë emrin e palestrës dhe emrin e qytetit, por prapë kanë shkruar se bëhet fjalë për territor neutral.

"Minatori" gjendet fare pranë urës kryesore mbi lumin Ibër që ndan qytetin në pjesën jugore me shqiptarë dhe pjesën veriore ku banojnë kryesisht serbët. Palestra është në pjesën jugore.

Federata e Basketbollit e Ukrainës përmes një teksti të gjatë ka paraqitur Përfaqësuesen e Kosovës. Ka shkruar për lojtarët e saj, për ndeshjet përgatitore, për ndeshjen me Slloveninë dhe ka dhënë disa informata të tjera.

"Ndeshjet si vendëse Kosova do t'i luajë në palestrën e vogël 'Minatori' në Mitrovicë, që mund të pranojë 2500 shikues. Interesant, qyteti i Mitrovicës është i ndarë përmes lumit Ibër në dy pjesë. Në jug është pjesa shqiptare që i takon Kosovës, ndërsa veriu kontrollohet nga Serbia. Me gjithë faktin që ndeshja do të luhet në territor neutral, Kosova pret përkrahje të zhurmshme që do të shtyjë ekipin përpara", thuhet në shkrimin e publikuar të premten në sajtin e Federatës së Basketbollit të Ukrainës.

Në këtë frymë ka folur edhe Stanislav Medvedenko, ish-lojtari i njohur ukrainas i NBA-së. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...