Belegu: Kemi harruar humbjen nga Sllovenia, ndaj Ukrainës një Kosovë krejt tjetër

2 Shtator 2016 - 23:49      

Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, në emisionin "Interaktiv" të KTV-së, ka thënë se përfaqësuesja kosovare ka marrë mësim nga humbja me Slloveninë, ndërsa ka shtuar se kundër Ukrainës do të shfaqet një Kosovë me fytyrë tjetër.

Kosova në ndeshjen e parë pësoi humbje me rezultat 113:68 nga Sllovenia në Grupin E, ndërsa Belegu ka thënë se Kosova ka harruar këtë humbje dhe nesër do të luajë në një nivel më të lartë.

“Ekipi është i motivuar. Kemi harruar humbjen nga Sllovenia, ekipi është i motivuar dhe jemi gati për ndeshjen e nesërme. Sllovenia është ekipi më i mirë në kualifikime. Ne kemi pasur ambicie që të ballafaqohemi në një nivel më të lartë me ta, por lojtarët ishin nën presion dhe nuk kemi përvojë në këtë aspekt”, ka thënë Belegu.

“Jemi përgatitur dhe kemi pasur nëntë ndeshje përgatitore, gjatë të cilave kemi zhvilluar lojëra të mira. Ka disponim dhe harmoni në ekip. Stërvitja e sotme ishte e mirë dhe nesër do të shohin një fytyrë krejt tjetër të Kosovës”, ka shtuar ai.

Belegu ka folur edhe për ndeshjen kthyese me Ukrainën, për të cilën ka thënë se do të luhet në një vend neutral, ashtu siç ka kërkuar FIBA.

“Përfundimisht na ka ardhur një letër nga Ukraina dhe FIBA, na kanë informuar se Kosovës nuk i është lejuar shkuarja në Ukrainë dhe na janë propozuar një vend neutral, që është Lituania, ndeshja do të luhet më 14 tetor”, ka theksuar Belegu.

Belegu ka komentuar edhe deklaratën e trajnerit të Ukrainës, Evgeny Murzin, i cili para nisjes për në Kosovë, ka thënë se përfaqësuesja kosovare luan një lojë të papastër, të stilit të shkollës serbe.

“Shkolla serbe nuk është e keqe. Ata fituan medaljen e argjendtë në Rio. Mendoj se Ukraina nuk ka shumë informata për ne. Sigurisht që ata e dinë se si luajmë ne, ashtu siç i kemi përcjellë. Mendoj se kemi humbur ndaj Sllovenisë pasi nuk luajtëm lojë të ashpër, por kundër Ukrainës do të aplikojmë një lojë më të ashpër”, ka thënë veç të tjerash ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...