Grushte mes lojtarëve në ndeshjen Shqipëri – Greqi

2 Shtator 2016 - 22:11      

Kombëtarja shqiptare U-21 ka luajtur ditën e sotme me Greqinë, takim i vlefshëm për eliminatoret e europianit 2017 ku u mund me rezultatin 2-1.

Të parët shënuan kuqezinjtë e Redi Jupit me Liridon Latifin në minutën e 22-të, por në përfundim të fraksionit të parë të lojës ka pasur një sherr të madh mes kuqezinjve dhe grekëve, shkruan “Newsport.al”.

Dy minuta pasi Shkalla kishte dalë jashtë fushës së lojës me të kuq, arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh për Greqinë. Ky ka qenë pikërisht momenti ku ka pasur një përplasje të ashpër të futbollistëve të Kombëtares U-21 me përfaqësuesen U-21 të Greqisë.

Në fushë kanë hyrë edhe stafet e Kombëtareve për të ndarë futbollistët. Takimi është ndërprerë për disa minuta, dhe ka rinisur vetëm kur është qetësuar gjendja.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...