Për Ukrainën Mitrovica është terren neutral mes Kosovës dhe Serbisë

2 Shtator 2016 - 21:22      

Federata e Basketbollit të Ukrainës përmes faqes zyrtare ka njoftuar për ndeshjen që përfaqësuesja ukrainase do ta zhvillojë kundër Kosovës në kuadër të eliminatorëve për “Eurobasket 2017”, raporton Koha.net.

Federata e Ukrainës njofton se Kosova ndeshjet vendase do t’i zhvillojë në sallën e vogël “Minatori” në Mitrovicë.

“Qyteti i Mitrovicës është i ndarë në dy pjesë nga lumi Ibër. Jugu është pjesë shqiptare ndërsa veriu kontrollohet nga Serbia”, ka njoftuar Federata ukrainase.

Nesër në Koha Ditore mund të lexoni më gjerësisht se si e përshkruan ndarjen etnike të qytetit të Mitrovicës Federata e Basketbollit të Ukrainës. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...