Krasniqi: Nuk duhet t’i përsërisim gabimet që i bëmë me Slloveninë

2 Shtator 2016 - 19:15      

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës, Arben Krasniqi në konferencë për medie ka kërkuar nga djelmoshat e tij që ta harrojë humbjen kundër Sllovenisë dhe përqendrohen maksimalisht për sfidën me Ukrainën.

Krasniqi ka thënë se kundërshtari i radhës është tejet i vështirë, por ai kërkon nga skuadra e tij që të mos përsëritën gabimet që ndodhen në duel me Slloveninë.

“Faktikisht loja kundër Sllovenisë duhet më u harru. Faktikisht në lojën me Slloveninë në fillim është pa që kemi qenë nën presion dhe kemi qenë të frikësuar më atmosferën, rëndësinë e ndeshjes së parë e cila dhe krejt këto kanë ndikuar që në fund ne ta kemi një humbje më rezultat të thellë, edhe pse dihet forca e Sllovenisë së çfarë është, dhe dihet se ata kanë lojtarë me të vërtetë shumë kualitativ. Mirëpo, menjëherë pas lojës ne jemi mobilizuar, kemi filluar me u përgatit për ndeshjen me Ukrainën. Sa i përket ndeshjes me Ukrainën duhet të themi së edhe Ukraina është një skuadër shumë e fortë që ka lojtarë të cilët luajnë në ligat më të forta evropiane, mirëpo, kjo nuk do të thotë asgjë nëse ne hyjmë në lojë pa presion, e japim maksimumin që mund të japim edhe të kemi koncentrim deri në fund të lojës”, ka theksuar Krasniqi.

Ai, gjithashtu, ka thënë se nuk duhet të përsëriten dhe të bëjnë një lojë më të disiplinuar në sulm, duke pasur më shumë durim.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...