2 Shtator 2016 - 19:05
Ai thotë se fitorja është imperativ në duel me Ukrainën. Belegu thotë se në aspektin organizativ gjithçka është gati për ndeshjen Kosovë-Ukrainë.
“Nesër do të takohemi me Ukrainën dhe mendoj se është ndeshja kyçe sa i përket plasmanit eventual të përfaqësues së Kosovës në Eurobasket. Fitorja e nesërme është imperative dhe ne kërkojmë që gjithë Kosova të qëndrojë pran shtabit teknik dhe djelmoshave të përfaqësues të cilët janë maksimalisht të angazhuar. E natyrisht se edhe ekipet kundërshtar janë shumë të vetëdijshme që ndeshjet që zhvillohen në Kosovë do të jenë më ndryshe, kjo arsyetohet me faktin se javën e ardhshme do ta kemi ndeshjen me Slloveninë, ku pesë gazetarë sllovenë kanë paralajmëruara ardhjen e tyre. Përkundër rezultatit shumë zhgënjyes nga ndeshja e parë me Slloveninë, elektori dhe lojtarët tani më janë konsoliduar dhe sonte do ta kemi stërvitjen, në palestrën ‘Minatori’, aty ku do të zhvillohet ndeshja”, ka thënë Belegu.
Ai ka shtuar se është zhgënjyese mos zhvillimi i kësaj ndeshje në Prishtinë, por sipas tij, në Mitrovicë ekziston një entuziazëm tek udhëheqësit komunal, por edhe më investimin që ka bërë Federata e Basketbollit, tashmë palestra “Minatori” është gati.
Belegu beson se palestra do të jetë e mbushur më tifozë të cilët do të jenë në përkrahje të skuadrës sonë.
Sipas tij, biletat kanë dalë në shitje. Biletat për tri ndeshje kushtojnë 20 euro, kurse, nesër janë në shitje vetëm biletat ditore që kushtojnë 10 euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...