Përfaqësuesja e Kosovës kryen stërvitjen e parë në Finlandë [foto]

2 Shtator 2016 - 10:44      

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar përgatitjet për përballjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018, që do ta zhvillojë kundër Finlandës.

Përmes një komunikate për media FFK-ja bën të ditur se përveç stërvitjes së parë janë bërë edhe analizat e ndeshjeve të kaluara të Finlandës, transmeton Koha.net.

“Sot në Qendrën Kombëtare sportive në Eerikkila, ku është e vendosur Përfaqësuesja e Kosovës para dite mbajti seancën e parë stërvitore, ku paraprakisht në sallë me videoprojektor kanë analizuar disa nga ndeshjet e Finlandës me kundërshtarë të ndryshëm”, thotë FFK.

Më tutje thuhet se atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe entuziaste. Gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë dhe sipas fjalëve të mjekut Murat Berisha nuk ka asnjë problem, ndërkaq po bëhet sipas planit për trajtim fizioterapeutik.

FFK thotë gjithashtu se për veshjen e ekipit përfaqësuese është kujdesur kompania e mirënjohur spanjolle KELME, e cila ka marrë obligim veshjen për këtë ndeshje, ndërkohë që FFK-ja do të bisedojë pas kësaj ndeshje për të vazhduar bashkëpunimin.

Përfaqësuesja do të ketë stërvitjen e dytë sot pas dite.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...