
2 Shtator 2016 - 12:26
Por, pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA, nuk ka qenë plotësisht pa dhembje. Tash janë afruar ndeshjet eliminatore për Botëror, përcjell Koha Ditore shkrimin e Fotbollskanalen.se.
Këtë javë Albert Bunjaki publikoi skuadrën për përballjen historike të Kosovës kundër Finlandës në eliminatore për Botëror. Ndonëse kanë mbetur shumë pak ditë deri te ndeshja në Turku, ende është e paqartë se cilët lojtarë ai do t'i ketë në dispozicion. Të luash miqësore për Kosovën është një gjë. Por, të përfaqësosh Kosovën në ndeshje zyrtare është tjetër gjë. Lojtarët që kanë qenë me përfaqësuese të vendeve tjera duhet të marrin leje për të luajtur për Kosovën.
"Ka qenë shumë e vështirë të merren lojtarët. Një keqfunksionim te FIFA. Para Kampionatit Evropian ata shkruan një letër në të cilën thuhej se ata që janë pjesë e një përfaqësuese në Kampionatin Evropian nuk mund të ndërrojnë vendin. Ne kishim shumë të tillë së paku katër te Zvicra. Ne kemi pasur lojtarë edhe në Turqi, Shqipëri dhe Suedi", ka thënë Grip... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...