Kapiteni i Finlandës bën thirrje për kujdes ndaj Kosovës

2 Shtator 2016 - 08:50      

Kapiteni i Finlandës, Nikas Moisander, është në dijeni se përballja kundër Kosovës më 5 shtator do të jetë mjaft e fortë dhe u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të jenë të përqendruar.

Finlanda e pret Kosovën në Turku në ndeshjen e xhiros së parë të grupeve të fazës eliminatore për Botërorin 2018 të futbollit që do të mbahet në Rusi, përcjell sot Koha Ditore.

"Kosova do të luaj me emocione, dhe definitivisht do të jetë ndeshje e fortë. Është ndeshja e parë ndërkombëtare për Kosovën, ndeshje historike për të. Por, natyrisht se ne duam të fitojmë këtë ndeshje. Dhe do të luftojmë për fitore. Ne e dimë se kundërshtari ynë do të jetë i motivuar, që mund të jetë një plus për të, por edhe minus. Mund të jenë tepër të motivuar dhe kjo mund të jetë e dëmshme. Ne duhet të luajmë mençur", ka thënë Moisander, përcjell gazeta finlandeze "Ilta Sanomat" të enjten.

Finlanda të mërkurën pësoi humbje 2:0 nga kampionia e botës Gjermania. Përfaqësuesja e Finlandës nuk ka shënuar fitore në shtatë ndeshjet e fundit.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...