
2 Shtator 2016 - 08:31
Të paktën tri shtete me sport goxha të zhvilluar i janë ofruar Kukës për bashkëpunim, shkruan sot Koha Ditore.
Në proces është arritja e marrëveshjes për bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Steiermarkut, shtetit të dytë më të madh federativ të Austrisë. Një delegacion i kësaj federate më 4 shtator do të qëndrojë në Pejë për të diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëpunim.
"Bëhet fjalë për një regjion afërsisht sa Kosova që i ka plot 30 klube të xhudos. Kanë shprehur interesim që të vijnë dhe të flasim për bashkëpunim, përkatësisht që të përgatis disa gjëra për ta. Synojnë arritjen e një marrëveshjeje për bashkëpunim katërvjeçar dhe parimisht edhe ne jemi të pajtimit. Bëhet fjalë për të përgatitur për atë regjion programe të punës, që unë me ekipin e Kosovës të udhëtojmë në atë regjion për përgatitje dhe xhudistë austriakë të vijnë te ne për stërvitje. Pra ideja është që bashkëpunimi të jetë më intensiv", ka treguar Driton Kuka të enjten për gazetën.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...