2 Shtator 2016 - 08:22
Ndeshjen e dytë Kosova në kuadër të kualifikimeve për "Eurobasket 2017" e luan të shtunën nga ora 20:00 në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, kundër Ukrainës. Për të shpresuar në sukses në këtë ndeshje, Kosovës i duhet një përkrahje e madhe nga ana e tifozëve. Ukraina vlerësohet favorite dhe vetëm përkrahja e tifozëve në palestrën e zjarrtë buzë Ibrit mund të shtyjë Kosovën drejt fitores eventuale, shkruan sot Koha Ditore.
Me ndeshjen ndaj Sllovenisë, Kosova nisi një epokë të re - atë të paraqitjes në kualifikime për kampionatin evropian të basketbollit. Pritej një humbje nga Sllovenia, por shpresohej për një rezultat pak më të ngushtë se ai që ishte në fund. Kosova për asnjë moment nuk i bëri ballë Sllovenisë që udhëhiqej nga lojtari i NBA-së, Goran Dragiq.
"Ukraina është ekip tjetër në krahasim me Slloveninë. Për mendimin tim, Ukraina ka ekip shumë të mirë, shumë të fortë fizikisht. Na pret një ndeshje tjetër e vështirë, por besoj se do të luajmë më mirë dhe me ndihmën e tifozëve ndoshta mund të fitojmë. Na duhet shumë përkrahja e tifozëve dhe unë mund të premtoj angazhim maksimal prej lojtarëve", ka thënë të enjten Dardan Berisha.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...