Foto: Koha

Kosova nis misionin që e ka pritur gjatë

2 Shtator 2016 - 08:16      

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi, sekretari Eroll Salihu, trajneri Muharrem Sahiti dhe disa zyrtarë të tjerë të FFK-së, ishin të parët që në mëngjesin e së enjtes arritën në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari".

Disa minuta pas tyre në aeroport arriti edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, mbrojtësi Bajram Jashanica. Pas tij arritën portieri Flamur Neziri, sulmuesi Vedat Muriqi dhe mesfushorët Bernard Berisha e Valon Berisha. Me të përfunduar procedurën e kontrollimit të pasaportave dhe dorëzimit të bagazhit, drejtuesit e FFK-së së bashku me këta lojtarë iu drejtuan aeroplanit me të cilin u nisën për në Finlandë. Kosova pikërisht në Finlandë do të nisë misionin që e ka pritur gjatë, plot 25 vite, për t'u prezantuar sa më mirë në skenën evropiane.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të hënën më 5 shtator në Turku do të përballet me Finlandën në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018". Grumbullimi për këtë ndeshje zyrtarisht nisi të enjten, shkruan sot Koha Ditore. Të enjten në mëngjes delegacioni i FFK-së dhe disa nga lojtarët e përzgjedhur nga Albert Bunjaki kanë udhëtuar nga Prishtina. Disa lojtarë kanë udhëtuar nga Shkupi e disa rrugën për Finlandë e kanë marrë prej vendeve ku bëjnë karrierë.

"Mendojë se me rëndësi është ta nisim mbarë, duke marrë parasysh përpjekjet dhe pritjet që ka pasur shtabi teknik. Me gjithë vështirësitë ne do të bëjmë çmos për t'u prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të mundohemi mos të sjellim zhgënjim pas gjithë kësaj pritjeje. Misioni i Kosovës është që krahas aspektit sportiv të tregojë imazhin e mirë të Kosovës në Finlandë. Duhet disiplinë e kulturë maksimale nga të gjithë, lojtarët, stafi dhe delegacioni. Jam i bindur se lojtarët do të japim gjithçka", ka thënë Vokrri para nisjes... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...