Felipe Massa pensionohet në fund të këtij edicioni të Formulës 1

1 Shtator 2016 - 18:49      

Felipe Massa ka njoftuar se do të pensionohet nga Formula 1 në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari e bëri publik vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës 14-vjeçare në Formula 1.

Braziliani kishte debutuar në vitin 2002 me Sauberin, për të vijuar karrierën te Ferrari ku qëndroi për 7 vite. Massa me “kokëkuqen” arriti 11 fitore në 242 gara.

Para dy vjetësh, braziliani iu bashkua Williamsit, me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Suksesin më të madh në karrierë, Massa e arriti në vitin 2008, kur u shpall nënkampion, por për një pikë humbi titullin, në garën e fundit të atij edicioni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...