1 Shtator 2016 - 18:28
Pep Guardiola investoi 200 milionë euro në ndërtimin e Cityt të ri, ndërkaq tri blerjet më të bujshme ishin John Stones që u ble nga Evertoni për 56 milionë euro, Leroy Sane nga Schalke për 44 milionë euro dhe Gabriel Jesus nga Palmeiras për 32 milionë euro.
Pas “Qytetarëve”, është skuadra tjetër nga qyteti i Manchesterit, United. “Djajtë e Kuq” me trajnerin e ri, Jose Mourinho, shpenzuan 170 milionë euro. Top tri blerjet e Unitedit janë Paul Pogba, që u transferua për 105 milionë euro, Eric Bailly kushtoi 35 milionë euro, kurse për Henrik Mkhitaryan, United pagoi 30 milionë euro.
I treti në këtë renditje është kampioni i Italisë, Juventusi me 165 milionë euro të shpenzuara. Blerja e Higuainit për 90 milionë euro, e Pjaniqit për 32 milionë dhe e Pjacës për 25 milionë janë tri transferimet kryesore të ekipit italian.
Në top 10 janë edhe Chelsea që ka shpenzuar 149 milionë euro, Barcelona 123, Dortmundi 120, Arsenali 109, Leicester City 96, Roma 94 dhe Inter 93 milionë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...