Barça kishte marrëveshje për transferimin e Pogbas

1 Shtator 2016 - 17:18      

Drejtori sportiv i Barcelonës ka deklaruar se klubi i tij kishte arritur marrëveshje për të transferuar Paul Pogban nga Juventusi pas sezonit 2014-15.

23-vjeçari u bë transferimi më i shtrenjtë në histori duke u kthyer te Manchester Unitedi për 89 milionë funte këtë verë.

Duke folur në një konferencë për media, Albert Soler ka deklaruar se Barça ishte në “pole-position” për të transferuar francezin një vit më parë, por nuk arriti të finalizonte marrëveshjen.

“Vitin e kaluar arritëm marrëveshje me Juventusin – që nëse duan të shesin Pogban ne do të ishim prioritet”, ka thënë Soler.

“Ky ishte zotim. Juve nuk donte të shiste lojtarin dhe ne nuk kishim nevojë për të transferuar atë. Barcelona gjithmonë ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Juventusin. Nëse do të donim marrëveshjen, askush nuk do të na kalonte neve”, ka shtuar ai.

Barça këtë verë ka transferuar gjashtë lojtarë – Paco Alcacer, Samuel Umtiti, Lucas Digne, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Jasper Cillessenin.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...